Kanadaja ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë, ndërsa perëndimi i shtetit dhe pjesa veri-perëndimore e SHBA-së është goditur nga një valë e nxehtësisë e paprecedentë, raporton BBC.
Lytton që gjendet në British Columbia të Kanadasë ka regjistruar të dielën temperaturë 46.6 gradë Celsius, duke thyer një rekord 84-vjeçar, kanë njoftuar zyrtarët.
SHBA-ja dhe Kanadaja kanë paralajmëruar qytetarët për nivele të rrezikshme të nxehtësisë që mund të jenë prezentë gjatë javës.
Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike pritet të rrisin intensitetin e ngjarjeve të motit ekstrem, si valët e nxehtësisë. Mirëpo, lidhja e çdo ngjarje me ngrohje globale është e komplikuar.
Artikuj të ngjashëm