Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Paralajmërohet zgjatja e temperaturave përvëluese në Kanada

Agjencitë meteorologjike kanë paralajmëruar se vala përvëluese e të nxehtit në pjesën perëndimore të Kanadasë, do të dominojë për ditë me radhë, ndonëse disa pjesë në British Columbia dhe Yukon pritet që të freskohen më shpejt.

Paralajmërimet për vapë të padurueshme janë dhënë në British Columbia dhe Alberta, qysh nga e hëna. Ndërkaq të martën, temperaturat në Vancouver janë paraparë që të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Gjatë së hënës dhe së dielës më shumë se gjashtëdhjetë rekorde temperaturash të larta janë thyer, pasi që zhiva në termometër ka kaluar 46.6 gradë Celsius. Kjo njëherësh është temperatura më e lartë e regjistruar në Kanada që nga viti 1937, kur ishte matur deri në 45 gradë Celsius.

Thatësia do të ndikojë që temperaturat e lartë të bëhen edhe më të padurueshme të martën, duke e krijuar ndjesinë prej 50 gradësh Celsius.

Artikuj të ngjashëm