Për shkak të valës së nxehtësisë, mbi 130 zjarre janë shkaktuar në disa regjione të Kanadasë. Qeveria ka njoftuar se do mobilizojë aeroplanë ushtarakë për t’u dalë në ndihmë ekipeve që po përballen me zjarret në British Columbia.
Lyttoni, fshat në perëndim, është kapluar nga zjarri në tërësi, derisa ka regjistruar ditë më parë temperaturat më të larta ndonjëherë, 49 gradë Celsius. Zjarri në anën tjetër ka detyruar evakuimin e qindra banorëve të zonës, pa marrë sendet e tyre personale, raporton BBC.
“Për 15 minuta, i tërë vendi mori flakë”, ka thënë Jan Polderma, udhëheqës i zonës.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarre në Kanada pas temperaturave rekorde, banorët detyrohen të evakuohen
-
Urdhërohet evakuimi i mbi 30.000 familjeve për shkak të zjarreve në Kanada
-
Evakuohen mijëra njerëz nga zjarret e furishme në Kanada
-
Dhjetëra të vdekur në Kanada si pasojë e temperaturave rekorde
-
Kanadaja regjistron temperaturë rekorde 46.6 gradë Celsius