Botë

Zjarre afër Athinës, urdhërohet evakuimi i banorëve

Palaia Fokaia

Foto: Associated Press

Shërbimi i zjarrfikësve në Greqi është përballur me një vatër zjarri që ka prekur disa shtëpi afër qytezës detare të Palaia Fokaias, të ndodhur 40 kilometra në jug të Athinës. Autoritetet kanë lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve nga katër vendbanime, ka raportuar Reuters.

90 zjarrfikës, të ndihmuar nga tetë avionë dhe pesë helikopterë, u stacionuan në zonën Palaia Foakaia në përpjekje për ta shuar zjarrin që u përhap si rezultat i erërave të fuqishme, duke djegur edhe disa shtëpi.

Mbetet ende i paqartë numri i saktë i personave që u larguan nga shtëpitë e tyre në Palaia Fokaia.

Autoritetet po përpiqen me helikopterë të ndalin zjarret.

Ditëve të fundit, Greqia po përballet me temperatura të larta që kanë arritur deri në 38 gradë Celsius.

Shteti grek ka shpenzuar qindra miliona euro për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe fermerëve lidhur me dëmet e shkaktuara nga moti ekstrem e fatkeqësitë natyrore.

Krahas kësaj, janë blerë edhe pajisje të reja për shërbimin e zjarrfikësve në mënyrë që të përballen me zjarret, shuarja e të cilave është bërë gjithmonë e më e vështirë për arsye të temperaturave të larta gjatë sezonit të verës.