Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr për herë të tretë në ndërtesën e një kompanie farmaceutike në Danimarkë

Policia daneze

Policia daneze

Foto: Associated Press

Një zjarr shpërtheu të martën në një ndërtesë që i përket kompanisë farmaceutike daneze “Novo Nordisk”.

Ky është zjarri i tretë që goditi prodhuesin e barnave brenda më shumë se një muaji, raporton AP.

Nuk pati raportime për të lënduar dhe policia bëri të ditur se zjarri ishte nën kontroll.

Flakët u panë në krye të një ndërtese trekatëshe në Bagsvaerd, në periferi të Kopenhagës. Shkaku i zjarrit po hetohet.

Mediat daneze raportuan se fqinjët dëgjuan një shpërthim të madh. Zjarrfikësit deklaruan në platformën e mediave sociale X se shpërthimet "me sa duket" u shkaktuan nga bombola gazi në çati që shpërthyen.

Lars Otto Andersen-Lange, një zëdhënës për “Novo Nordisk”, i ka thënë tabloidit BT se zjarri nuk ishte në selinë qendrore.

Edhe Shpërthim në Ambasadën e SHBA-së në Norvegji Botë Shpërthim në Ambasadën e SHBA-së në Norvegji

"Nuk ka asgjë që të çojë në përfundimin se ka pasur ndonjë gjë kriminale pas zjarrit sot apo të atyre të mëparshëm”, ka thënë Andersen-Lange.

Muajin e kaluar, dy zjarre u raportuan në një objekt të kompanisë në ndërtim në Kalundborg, rreth 90 kilometra në perëndim të Kopenhagës, dhe në një ndërtesë administrative në Bagsvaerd. Askush nuk u lëndua.

"Novo Nordisk” ka disa objekte në Danimarkën perëndimore dhe prodhon ilaçin popullor për humbjen e peshës Wegovy.