Ambasada e SHBA-së në Oslo është goditur nga një shpërthim në orët e para të mëngjesit, bëri të ditur policia e Norvegjisë.
Policia njoftoi se rreth orës 01:00 sipas kohës lokale në zonën e kryeqytetit norvegjez janë dërguar patrulla të shumta policore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në dialog me ambasadën, policia konfirmon se nuk ka raportime për persona të lënduar”, thuhet në një deklaratë.
Në deklaratë shtohet gjithashtu se aktualisht “nuk ka informacione të sakta për atë që ka ndodhur apo se kush mund të jetë i përfshirë”.
Sipas raportimeve të mediave, ndërtesa e ambasadës ka pësuar dëme të vogla. Punonjësit amerikanë të misionit diplomatik nuk kanë komentuar ende për ngjarjen.
Michael Dellemyr, i cili po udhëheq reagimin e policisë, i tha transmetuesit publik norvegjez NRK se shpërthimi ka ndodhur te hyrja publike e ndërtesës.
Shpërthimi tek ambasada amerikane në Oslo, dyshohet për lidhje me “situatën aktuale të sigurisë”
Policia norvegjeze ka thënë se shpërthimi pranë ambasadës amerikane në Oslo në orët e para të së dielës, mund të jetë i lidhur me “situatën aktuale të sigurisë”.
Në një përditësim, policia ka thënë se për momentin nuk ka të dyshuar dhe se masat e sigurisë në Oslo po forcohen.
"Është e natyrshme ta shohësh këtë në kontekstin e situatës aktuale të sigurisë dhe se ky mund të jetë një sulm që synon qëllimisht ambasadën amerikane", ka thënë zëdhënësi i policisë Frode Larsen në një konferencë për shtyp të dielën në mesditë.
Ndërkohë, SHBA-ja nuk e ka komentuar ende rastin.
E policia ka thënë se nga sulmi ka pasur vetëm dëme të vogla dhe se nuk janë raportuar të lënduar.