---
description: Ambasada e SHBA-së në Oslo është goditur nga një shpërthim në orët e para të mëngjesit, bëri të ditur policia e Norvegjisë.Policia njoftoi se rreth orës 01:00 s
title: Shpërthim në Ambasadën e SHBA-së në Norvegji
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/08/357a6b22-d0fb-45a5-b3a4-e923e1831669.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Shpërthim në Ambasadën e SHBA-së në Norvegji

![ambasada e shba](https://resources.koha.net/images/2026/March/08/357a6b22-d0fb-45a5-b3a4-e923e1831669.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Reuters

- Merr njoftime për përditësimet
- 8 mars 2026 08:44
- Shpërndaje në:

Përditësimet Shpërthimi tek ambasada amerikane në Oslo, dyshohet për lidhje me “situatën aktuale të sigurisë”

×

- 8 mars 2026 08:44
- Shpërndaje në:

Ambasada e SHBA-së në Oslo është goditur nga një shpërthim në orët e para të mëngjesit, bëri të ditur policia e Norvegjisë.

Policia njoftoi se rreth orës 01:00 sipas kohës lokale në zonën e kryeqytetit norvegjez janë dërguar patrulla të shumta policore.

“Në dialog me ambasadën, policia konfirmon se nuk ka raportime për persona të lënduar”, thuhet në një deklaratë.

Në deklaratë shtohet gjithashtu se aktualisht “nuk ka informacione të sakta për atë që ka ndodhur apo se kush mund të jetë i përfshirë”.

Sipas raportimeve të mediave, ndërtesa e ambasadës ka pësuar dëme të vogla. Punonjësit amerikanë të misionit diplomatik nuk kanë komentuar ende për ngjarjen.

Michael Dellemyr, i cili po udhëheq reagimin e policisë, i tha transmetuesit publik norvegjez NRK se shpërthimi ka ndodhur te hyrja publike e ndërtesës.

## Shpërthimi tek ambasada amerikane në Oslo, dyshohet për lidhje me “situatën aktuale të sigurisë”

7 muaj më parë / 8 mar 2026 12:43

![Oslo](https://resources.koha.net/images/2026/March/08/9de7f79b-fc88-4122-baf8-3f353b8b821a.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Policia norvegjeze ka thënë se shpërthimi pranë ambasadës amerikane në Oslo në orët e para të së dielës, mund të jetë i lidhur me “situatën aktuale të sigurisë”.

Në një përditësim, policia ka thënë se për momentin nuk ka të dyshuar dhe se masat e sigurisë në Oslo po forcohen. 

"Është e natyrshme ta shohësh këtë në kontekstin e situatës aktuale të sigurisë dhe se ky mund të jetë një sulm që synon qëllimisht ambasadën amerikane", ka thënë zëdhënësi i policisë Frode Larsen në një konferencë për shtyp të dielën në mesditë.

Ndërkohë, SHBA-ja nuk e ka komentuar ende rastin. 

E policia ka thënë se nga sulmi ka pasur vetëm dëme të vogla dhe se nuk janë raportuar të lënduar.

[#ambasada e shba](https://www.koha.net/tag/ambasada-e-shba) [#norvegji](https://www.koha.net/tag/norvegji) [#sulm](https://www.koha.net/tag/sulm) [#shperthim](https://www.koha.net/tag/shperthim)

[Arbëri.]() [Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktojë seancën plenare](https://www.koha.net/arberi/sot-mblidhet-kryesia-e-kuvendit-pritet-te-caktoje-seancen-plenare)

[Kolumne.]() [Kosova, prapë mes bashkëpunimit dhe konfrontimit me BE-në](https://www.koha.net/kolumne/kosova-prape-mes-bashkepunimit-dhe-konfrontimit-me-be-ne)

[Kulturë.]() [Homazh për Nënë Terezën me traditën muzikore shqiptare e polake](https://www.koha.net/kulture/homazh-per-nene-terezen-me-traditen-muzikore-shqiptare-e-polake)

[Arbëri.]() [Moti sot i vranët e me intervale kohore me diell](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-i-vranet-e-me-intervale-kohore-me-diell)

[Botë.]() [Të paktën 139 të vdekur, mes tyre fëmijë, pasi një varkë u përmbys pranë Xhibutit](https://www.koha.net/bote/te-pakten-139-te-vdekur-mes-tyre-femije-pasi-nje-varke-u-permbys-prane-xhibutit)

[Arbëri.]() [Andin Hoti - Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës](https://www.koha.net/arberi/andin-hoti-daciqit-eja-ne-prizren-te-presin-burgjet-e-kosoves)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"LiveBlogPosting","headline":"Shpërthim në Ambasadën e SHBA-së në Norvegji","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/shperthim-ne-ambasaden-e-shba-se-ne-norvegji","datePublished":"2026-03-08T08:44:34+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:45:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":153,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ambasada e SHBA-së në Oslo është goditur nga një shpërthim në orët e para të mëngjesit, bëri të ditur policia e Norvegjisë.Policia njoftoi se rreth orës 01:00 s","url":"https://www.koha.net/bote/shperthim-ne-ambasaden-e-shba-se-ne-norvegji","keywords":"ambasada e shba, norvegji, sulm, shperthim","inLanguage":"sq-AL","coverageEndTime":"2026-03-08T12:43:13+01:00","coverageStartTime":"2026-03-08T08:44:34+01:00","liveBlogUpdate":[{"@type":"BlogPosting","headline":"Shpërthimi tek ambasada amerikane në Oslo, dyshohet për lidhje me “situatën aktuale të sigurisë”","datePublished":"2026-03-08T12:43:13+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:30:08+02:00","url":"https://www.koha.net/bote/shperthim-ne-ambasaden-e-shba-se-ne-norvegji#article-484344","articleBody":"Policia norvegjeze ka thënë se shpërthimi pranë ambasadës amerikane në Oslo në orët e para të së dielës, mund të jetë i lidhur me “situatën aktuale të sigurisë”.Në një përditësim, policia ka thënë se për momentin nuk ka të dyshuar dhe se masat e sigurisë në Oslo po forcohen. \"Është e natyrshme ta shohësh këtë në kontekstin e situatës aktuale të sigurisë dhe se ky mund të jetë një sulm që synon qëllimisht ambasadën amerikane\", ka thënë zëdhënësi i policisë Frode Larsen në një konferencë për shtyp të dielën në mesditë.Ndërkohë, SHBA-ja nuk e ka komentuar ende rastin. E policia ka thënë se nga sulmi ka pasur vetëm dëme të vogla dhe se nuk janë raportuar të lënduar.","author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}}}],"image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/08/357a6b22-d0fb-45a5-b3a4-e923e1831669.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
