Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr në një repart të pacientëve me COVID-19 në Irak, të paktën 60 të vdekur

Mbi 60 persona kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri në repartin e koronavirusit në një spital në Nasiriya të Irakut.

Shkaku i zjarrit është i paqartë, derisa dyshimet e para thonë se pati një shpërthim të një bombole oksigjeni. Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, urdhëroi arrestimin e shefit të spitalit, derisa raportohet për dhjetëra persona të lënduar.

Pjesa masive e sistemit shëndetësor në Irak është në gjendje të keqe, pas disa vitesh konflikte. Në të njëjtën ditë kur ndodhi shpërthimi pati një protestë nga persona të zemëruar.