Të paktën tetë persona kanë mbetur të vdekur dhe 36 të tjerë të lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një qendër tregtare pranë kryeqytetit të Iranit, ka njoftuar të mërkurën televizioni shtetëror.
Zjarri ka filluar të martën në qendrën tregtare Arghavan në qytetin Andisheh në provincën e Teheranit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi flakën, dhe televizioni shtetëror IRIB ka thënë se autoritetet po hetonin.
Një video tregonte zjarrfikësit duke luftuar me flakët ndërsa re të mëdha tymi të zi dilnin nga ndërtesa shumëkatëshe.
Nuk kishte asnjë indikacion se flakët ishin të lidhura me luftën, ku një armëpushim i paqëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara ka qenë në fuqi për rreth tre javë.