Rreth 3,600 njerëz janë vrarë në Iran që nga fillimi i sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia e lajmeve për të drejtat e njeriut HRANA, raportoi të martën “The Guardian”.
Sipas kësaj organizate, të paktën 1,665 prej viktimave janë civilë, ndërsa në mesin e tyre janë raportuar edhe të paktën 248 fëmijë të vrarë.
Vetëm gjatë së hënës, HRANA ka bërë të ditur se 49 civilë janë vrarë dhe 58 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve.
Organizata ka regjistruar gjithsej 573 sulme në 215 incidente të ndara brenda një periudhe 24-orëshe, duke e cilësuar këtë si nivelin më të lartë të sulmeve të shënuar në dhjetë ditët e fundit.
-
Irani thotë se 200 fëmijë dhe rreth 200 gra janë vrarë që prej nisjes së sulmeve
-
Më shumë se 1,000 civilë të vrarë në Iran
-
Rreth 500 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran
-
Të paktën 430 persona janë vrarë në Iran që nga fillimi i konfliktit, njoftojnë autoritetet
-
Raportohet për më shumë se 450 të vrarë në Iran që nga e premtja