Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr në një ndërtesë të lartë në Chicago, një i vdekur e tetë të lënduar

Autoritetet e Chicagos kanë bërë të ditur se një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë dërguar në spitale të mërkurën, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë të lartë.

Komisionerja e zjarrfikësve të Chicagos, Annette Nance-Holt, ka thënë se tetë personat e dërguar në spitale janë në gjendje stabile. Ajo ka shtuar se një zjarrfikës kishte një lëndim të lehtë, por ishte mirë, raportoi Associated Press të mërkurën.

Sophia King, kryetarja e zonës, tha se personi që vdiq u gjet në banesën ku zyrtarët besojnë se filloi zjarri. Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë informacion për personin që ka humbur jetën.

Pamjet nga jashtë ndërtesës në lagjen Kenwood tregonin flakë në shumë kate përpara se zjarrfikësit ta vinin atë nën kontroll.

Dëmet ishin të dukshme nga toka, duke përfshirë dritaret e shpërthyera dhe një pjesë të jashtme të ndërtesës të nxirë.

{gallery}