Një zjarr në një ndërtesë nëntëkatëshe në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, ka lënë të vdekur të paktën 56 persona, përfshirë dhjetë fëmijë, dhe të paktën 37 të lënduar.
Zjarri filloi pak para mesnatës në një ndërtesë ku banonin rreth 150 persona.
Zjarrfikësit i shuan flakët, por vendndodhja e ndërtesës në fund të një rrugice të ngushtë e bëri të vështirë operacionin e shpëtimit.
Dhjetëra njerëz mbetën të bllokuar në ndërtesë deri pas agimit, kanë njoftuar mediat shtetërore.
Shumë nga dhjetëra banorë që po trajtoheshin në spitale patën probleme me frymëmarrje dhe kishin lëndime që kishin marrë gjatë përpjekjeve të dëshpëruara për të shpëtuar./AP
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 14 të vdekur si pasojë e zjarrit në një ndërtesë në Vietnam
-
65 të vdekur dhe mbi 300 të zhdukur nga zjarri në Hong Kong
-
55 të vdekur e mbi 270 të zhdukur nga zjarri në ndërtesat në Hong Kong
-
Shkon në 36 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong
-
Shkon në 13 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong