Katër persona janë lënduar e janë shkatërruar 90 shtëpi, si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në ishujt Karaibe.
Sipas njoftimeve të para, rreth 120 shtëpi të tjera kanë pësuar dëmtime, duke përfshirë këtu edhe biznese të ndryshme, si pasojë e flakës së madhe.
Ndërkohë, qindra njerëz janë detyruar të evakuohen.
Pamjet që janë shpërndarë në rrjetet sociale tregojë radhët e pronave bregdetare të ngulfatur nga flakët në Guanaja, që ndodhet rreth 70 kilometra larg bregut verior të Hondurasit.
Forcat ajrore të vendit janë përpjekur që të shuajnë zjarrin përmes hedhjes së ujit nga ajri, mirëpo kjo ka ndodhur vetëm pasi një pjesë e madhe e ndërtesave tashmë ishin djegur.
Ministri Max Gonzales ka deklaruar se deri më tani nuk ka të vdekur por vetëm dëme materiale.
Edhe
Shkon në 89 numri i të vdekurve nga zjarri në Havai
Guanaja është një ishull piktoresk, i njohur për ujërat e nxehta dhe shumë të pastra.