Harare , 16 nëntor — Policia në Zimbabve bëri të ditur se më shumë se 40 persona kanë humbur jetën në një aksident me autobus.
Zëdhënësja e policisë, Charity Charamba, tha se të paktën 20 të tjerë u lënduan, disa me djegie të rënda, në aksidentin të enjten mbrëma.
Charamba tha se nuk ka detaje për shkakun e aksidentit. Fotot e postuara në Twitter nga Kryqi i Kuq i Zimbabves tregojnë mbetjet e një autobusi që është djegur plotësisht.
Aksidenti ndodhi në rrethin e Gwanda, rreth 550 kilometra në jug të Harare, kryeqyteti i Zimbabve.
Artikuj të ngjashëm
-
Tetë të vdekur dhe 25 të lënduar nga përplasja e trenit me një autobus në Tajlandë
-
Autobusi përfshihet nga zjarri në Zvicër, 6 të vdekur e 5 të lënduar
-
63 të vdekur nga një aksident zinxhiror trafiku në Ugandë
-
25 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një autobus shkollor u përfshi nga flaka në Tajlandë
-
45 persona vdesin në aksidentin me autobus në Afrikë të Jugut, mbijeton një 8-vjeçare