Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do ta mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare të premten, njoftoi të enjten sekretari i zyrës së Presidencës, Serhii Nikiforov.
Ai shkroi në Facebook se detajet rreth takimit do të bëhen të ditura më vonë.
BBC-ja shkroi se ndër temat e diskutimit do të jetë synimi i Rusisë për t’i aneksuar territoret e pushtuara, që sipas autoriteteve ruse, do të aneksohen më 30 shtator.
Rusia më 23 shtator nisi referendume në Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk, për t’i aneksuar rajonet me shumicë ruse në Ukrainë. Shtetet perëndimore u shprehën kundër referendumeve, duke deklaruar se nuk do t’i njohin zyrtarisht rezultatet..
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky planifikon ta shpallë më 24 shkurt planin për zgjedhje presidenciale
-
Zelensky paralajmëron sulme të reja thellë brenda Rusisë
-
Zelensky thotë se garancitë e sigurisë për Ukrainën finalizohen javën e ardhshme
-
Zelensky thërret mbledhje urgjente me G7, pas sulmeve mbi Kiev
-
Zelensky alarmon: Rusia po përgatit popullin për armët bërthamore