Aktorja britanika Tanya Fear është raportuar e zhdukur në Los Angeles, njofton BBC.
Fear, që u paraqit në episodin e vitit 2018 të dramës sci-fi të BBC-së, “Doctor Who”, së fundi është parë të enjten, kanë njoftuar shoqëria dhe familja e saj.
Ata po u bëjnë thirrje personave të përdorin hashtagun “#FindTanyaFear” në rrjetet sociale për të ndihmuar për mbledhjen e informacioneve për zhdukjen e 31-vjeçares.
Menaxheri i aktores, Alex Cole, i ka thënë ABC News se ajo ishte mirë kur së fundi u takua me të javëne kaluar.
“Ne natyrisht jemi të shqetësuar dhe shpresojmë se do të zbulohet se është thjeshtë një gabim dhe se do ta gjejmë atë”, ka thënë Cole.
Edhe
Keira Knightley pritet t’i rikthehet teatrit
Aktorja, emri i vërtetë i të cilës është Tanyaradzwa Fear, është paraqitur në “Spotless”, “Endeavour”, “DCI Banks” dhe Midsomer Murders”. Ajo po ashtu u pa në filmin “Kick-Ass 2”.
Departamenti i Policisë së Los Angelesit ka konfirmuar se është dorëzuar një raport për person të zhdukur për të më 9 shtator.