Aktorja dhe këngëtarja, Jennifer Lopez ka anuluar të gjitha paraqitjet e ardhshme për të ndihmuar viktimat e zjarreve të Los Angelesit të cilat kanë vazhduar të shtohen gjatë fundjavës, raporton Page Six.
“Është e rëndësishme për të që të fokusohet në mbështetjen e komunitetit të Los Angelesit gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, ka thënë një burim për People, i cili raportoi për herë të parë lajmin.
Lopez do të shfaqej në "The View", "Live with Kelly and Mark" dhe "The Tonight Show Starring Jimmy Fallon" për të promovuar filmin e saj të ri, "Unstoppable" javën e ardhshme.
Premiera e filmit, e cila ishte caktuar të mbahej në Los Angeles në fillim të javës pasi shpërthyen zjarret, u anulua gjithashtu.
Të premten, ylli i "Maid in Manhattan" ka shpërndarë një deklaratë në Instagram dhe lidhje me burimet për ata që u prekën nga zjarret, të cilat shkatërruan lagjen e pasur Pacific Palisades në Los Angeles si dhe Altadena në Lindjen e Los Angelesit.
Edhe
Anulohet premiera e filmit të Jennifer Lopezit, “Unstoppable”
“Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga zjarret e L.A. Në momente si këto, forca jonë qëndron në mbështetjen e njëri-tjetrit”, ka shkruar ajo.
Ajo ndau informata se ku mund të drejtohen njerëzit për shëndetin mendor, kujdesin për kafshët dhe vendndodhjen e strehimoreve për këdo që ka nevojë për to.
-
Billie Eilish Joni Mitchell e Lady Gaga me koncert bamirësie pas zjarreve në Los Angeles
-
Jay Leno solidariozohet me komunitetin e tij pas zjarreve në Los Angeles
-
Beyoncé dhuron 2.5 milionë dollarë pas zjarreve në Los Angeles
-
Për t’u ndihmuar të prekurve nga zjarret në Los Angeles, anulohen disa ngjarje në kuadër të “Grammy”