Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi: Gjukanoviqi dhe Milatoviqi shkojnë në rundin e dytë

Është e sigurt se kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq dhe kandidati i Lëvizjes Evropa tani Jakov Milatoviq do të garojnë për presidentin e Malit të Zi në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Projeksionet e para të bazuara në mbi 80 për qind të mostrës së përpunuar të CDT dhe CeMI, Gjukanoviqi ka ndërmjet 35 dhe 36 për qind të votave, ndërsa Milatoviqi ka ndërmjet 28 dhe 29 për qind të votave.

Mandiqi ka ndërmjet 18 dhe 19 për qind, Beçiq rreth 11, Vuksanoviq Stankoviq pak më shumë se tre, Daniloviq rreth 1.5 dhe Radulović nën një për qind.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet pas 14 ditësh, më 2 prill.

Presidenti i vendit zgjidhet për pesë vjet.

Të drejtë vote në këto zgjedhje patën 542.154 qytetarë./vijesti.me