Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se shqiptarët në Mal të Zi sot janë më mirë se kurrë më parë, derisa ka folur për integrimin në qeverisjen qendrore dhe lokale.
Abazoviqi ka deklaruar se presidenti i ri i këtij vendi do të jetë Jakov Milatoviq, teksa u shpreh se do të jetë i lumtur që të punojë bashkë me të, “për të eliminuar farën e politikës së kaluar dhe të krijohet një vlerë e re proevropiane në Mal të Zi”.
“Çështjen e Kishës e përfunduam vitin e kaluar kur nënshkruar marrëveshjen, kisha nuk është çështje që përfshihet në zgjedhje. Është zgjedhje e lirë e partive shqiptare në Mal të zi që të mos pozicionohen me asnjë kandidat për president. Shqiptarët në Mal të Zi kurrë s’kanë qenë më mirë, të gjithë të integruar në qeveri dhe me të drejta të plota, në Tuz e Ulqin. Gjukanoviç ka 30 vjet në pushtet dhe është i lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Çdokush duhet të jetë i zëvendësueshëm, kurrë nuk do kemi politikanë që rrinë nga 30 vjet në pushtet. Nuk jetojmë në Bjellorusi, jemi në Mal të Zi”, ka thënë Abazoviq për "Euronews Albania".
Sot, 2 prill, janë hapur vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi. Afro 550 mijë malazezë kanë të drejtë vote deri në mbylljen e qendrave të votimit, në orën 20:00.
Pasi fituan më së shumti vota në rundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidatët për pozitën e presidentit për një mandat pesëvjeçar janë Millo Gjukanoviqi dhe Jakov Millatoviqi.
Gjukanoviq është udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe president aktual i Malit të Zi. 61-vjeçari ka qenë në krye të politikës malazeze për më shumë se 33 vjet.
Edhe
Abazoviq: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të përfaqësuar më mirë në Mal të Zi
Ndërsa, Jakov Millatoviq është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari ka hyrë në politikë që më pak se tri vjet.