Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zgjedhje mes republikanëve në New Hampshire

Të martën do të mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në New Hampshire, e ish-presidenti Donald Trump ka përballë kundërshtaren republikane, Nikki Haley.

AP-ja ka raportuar se Trumpi shpreson të mposhtë ish-udhëheqësen e Karolinës së Jugut, e Haley në anën tjetër, shpreson që zgjedhjet t’i fitojë nga votuesit e pavarur.

Kjo është gara e dytë që zhvillohet nga republikanët. Trumpi fitoi bindshëm në Iowa javë më parë.

Gara mes partisë së Trumpit është rritur pasi guvernatori aktual i Floridës, Ron DeSantis, u dorëhoq nga gara, për t’i lënë vendin ish-presidentit të SHBA-së.

Në New Hampshire do të votojë edhe krahu demokrat.