Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi mposht lehtësisht rivalen e tij republikane në Karolinën e Jugut

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është një hap më afër nominimit presidencial republikan pas fitores së thellë ndaj Nikki Haley në Karolinen e Jugut, shtetit të saj të origjinës.

Diferenca midis dy garuesve ishte prej 20 pikës, e cila shënon fitoren e katërt të Trumpit radhazi, raportoi të dielën BBC-ja.

“Do ta shikojmë Joe Bidenin drejt në sy. Ai po e shkatërron vendin tonë. Do t’i themi 'dil Joe, je i pushuar nga puna", ka thënë ai para mbështetësve disa minuta pasi u zgjodh fitues në këtë garë.

Trumpi lavdëroi "unitetin" e partisë së tij pas rezultatit të së shtunës.

Ish-presidenti mbetet i rrethuar nga problemet e tij të shumta ligjore dhe përballet me të parin nga katër gjyqet penale muajin e ardhshëm.

Edhe Trumpi synon “ta nokautojë” rivalen partiake, Nikki Hailey, në votimet e “Super të Martës” Botë 2 v. më parë Trumpi synon “ta nokautojë” rivalen partiake, Nikki Hailey, në votimet e “Super të Martës”

Ai është gjithashtu në kërkim për më shumë se gjysmë miliardë dollarë, totali i dy vendimeve të fundit të gjyqit civil kundër tij në Nju Jork - një për sulm seksual dhe shpifje dhe një tjetër për mashtrim biznesi.

Derisa Bideni fiton avantazh të konsiderueshëm parash ndaj tij në atë që mund të jetë gara më e shtrenjtë presidenciale në historinë e SHBA-së, Trumpi po mbështetet gjithnjë e më shumë në donacionet për të mbuluar kostot e tij ligjore në rritje.