Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, synon t’i shkaktojë një goditje nokauti sfidueses së tij të vetme për nominimin presidencial republikan, Nikki Haley, gjatë “Super të Martës”, ditën më të madhe të votimit te republikanët, kur votime do të ketë në 15 shtete, raporton "Reuters".
Trumpi, që e dominoi fushatën republikane që prej fillimit, me gjithë përballjen me raste penale, i ka fituar të gjitha garat e mëhershme të nominimit, përpos njërës, duke e tkurrur betejën në veç dy kandidatë.
Gara e së martës ka të bëjë me sigurimin e më se një të tretës së delegatëve republikanë dhe më shumë se 70 përqindëshit të numrit të nevojshëm për ta siguruar nominimin. Nominimi i tretë radhazi për Trumpin do ta vinte atë në pozitë për ta pasur revanshin me presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Bideni pritet që t’i fitojë garat demokrate të së martës me lehtësi, ani se aktivistët janë ngritur kundër politikave të Bidenit karshi Izraelit.
E rivalja partiake e Trumpit, Nikki Haley, që më herët ka qenë ambasadore e SHBA-së në OKB, është përballur me pyetje të shumta rreth vazhdimit të fushatës së saj, veçmas pas humbjes në Karolinën e Jugut, prej nga edhe është. Ajo është zotuar ta vazhdojë betejën deri në garat e “Super të Martës”, por nuk ka bërë asnjë premtim përtej kësaj.
-
Trumpi fton mbështetësit e Haleyt që t’i bashkohen
-
Nikki Haley tërhiqet zyrtarisht nga gara, hapet rruga për duelin Trump-Biden
-
Nikki Haley do të tërhiqet, hapet rruga për duelin Biden-Trump
-
Bideni e Trumpi dominojnë garat në “Super të Martën”, i afrohen një ripërballjeje në nëntor
-
Trump i afrohet nominimit nga republikanët pas një serie të fitoreve