Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka ftuar mbështetësit e Haleyt që ta përkrahin, gjatë kohës që ajo po lajmëronte edhe zyrtarisht pezullimin e fushatës së saj, të mërkurën.
“Nikki Haley u mposht mbrëmë, në një mënyrë rekorde, pavarësisht faktit se demokratët, për arsye të panjohura, lejohen të votojnë në Vermont dhe në zgjedhje të tjera të ndryshme paraprake republikane. Pjesa më e madhe e parave të saj erdhën nga Demokratët e Majtë Radikalë, ashtu si edhe shumë prej votuesve të saj, pothuajse 50%, sipas sondazheve”, ka shkruar Trumpi në mediat sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të doja të falënderoja familjen time, shoqërinë dhe Partinë Republikane që më ndihmuan për të prodhuar, ‘Super të Martën’ më të suksesshme në histori, dhe do të doja t’i ftoja të gjitha mbështetësit e Haleyt t’i bashkohen lëvizjes më të madhe në historinë e kombit tonë”, ka shtuar Trumpi.
Në një fjalim të shkurtër të mërkurën, Haley ka thënë se po e pezullon fushatën derisa nuk ka shprehur pendesë për këtë. Vendimi i saj erdhi një ditë pas disfatës së dukshme nëpër disa shtete të SHBA-së gjatë “Super të Martës”.
"Tani ka ardhur koha për të pezulluar fushatën time. Thashë se doja që amerikanëve t’u dëgjohej zëri. E kam bërë këtë. Nuk jam penduar. Edhe pse nuk do të jem më kandidate, nuk do të ndalem së përdoruri zërin tim për gjërat në të cilat besoj”, ka thënë Haley gjatë fjalimit.
Largimi i saj i hap rrugë një dueli të serishëm ndërmjet Trumpit dhe Bidenit, një ripërsëritje që mund të ndodhë për herë të parë në SHBA që nga zgjedhjet e vitit 1956.