Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka fituar zgjedhjet në New Hampshire, ndaj rivales së tij, ish-guvernatores së Karolinës së Jugut, Nikki Haley.
Fitorja e tij do të thotë se gara për të fituar nominimin e republikanëve për president pothuajse ka përfunduar, edhe pse Haley është deklaruar se nuk do të tërhiqet nga gara, shkruan BBC.
“Ajo po bën … një fjalim sikurse ajo ka fituar, ajo nuk fitoi, ajo humbi,” është shprehur Trump një ditë pasi që Haley deklaroi se nuk do të tërhiqet nga gara.
Edhe pse fitorja e Trump në New Hampshire nuk përputhej me parashikimet e sondazheve të fundit, për një diferencë prej 20 për qind, ajo është e mjaftueshme për të ruajtur drejtimin aktual që ka gara.
Sipas parashikimeve edhe në shtetet e radhës ku pritet të zhvillohet gara, Trump është favorit dhe se gara për të fituar nominimin e republikanëve pothuajse duket e qartë.
-
S’dorëzohet Kamala Harris, synon t'i futet garës për presidente edhe një herë
-
Trumpi në konferencë me Netanyahun: Marrëveshja e paqes është “më shumë se afër”
-
Kane luajti golf me Trumpin, kush fitoi?
-
Trump: Zelensky po ia del mjaft mirë kundër Rusisë
-
Kandidati i mbështetur nga Trumpi fiton zgjedhjet presidenciale në Kolumbi