Kremlini ka reaguar ashpër pasi një trup i Qeverisë së Polonisë ka këshilluar që të përdoret një emër tjetër për Kaliningradin, eksklavën ruse në brigjet e Detit të Baltik, shkruan BBC.
Komiteti i Polonisë ka thënë se qyteti dhe zona e gjerë duhet të quhet Krolewiec.
Ky ishte emri tradicional i asaj zone, është thënë, dhe se vendimi që më mos të përdoret “emri i imponuar” është pjesërisht si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.
Rusia ka thënë se vendimi “është çmenduri” dhe “akt armiqësie”. Për qindra vjet para Luftës së Dytë Botërore, zona ishte e njohur si Konigsberg. Krolewiec nga gjuha polake përkthehet si Konigsberg.
Artikuj të ngjashëm