Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka thënë rusëve se lideri i tyre, Vladimir Putin, po e shkatërron Rusinë, raporton BBC.
Zelensky ka thënë se Putini po fshihet prapa trupave ruse, e nuk po i udhëheq ato.
Të shtunën ishte një ditë tjetër e sulmeve vrasëse në Ukrainë dhe Zelensky ka thënë se ukrainasit nuk do t’ia falin Rusisë.
Së paku një person ka vdekur dhe dhjetëra janë lënduar në sulmet. Ka pasur sulme të reja me raketa në Kiev edhe në orët e hershme të së dielës, të ditës së parë të vitit 2023.
“Lideri i juaj dëshiron t’u tregojë se po ju udhëheqë nga fronti, dhe se ushtrinë e ka prapa. Por, në fakt ai po fshihet. Ai po fshihet prapa ushtrisë, raketave të tij, mureve të rezidencave dhe pallateve të tij. Ai po fshihet prapa jush, e po e djeg shtetin tuaj dhe të ardhmen tuaj. Asnjëri nuk do t’ju falë për terrorin. Asnjëri në botë nuk do t’ju falë për këtë. Ukraina nuk do t’ju falë”, ka thënë Zelensky.
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Zelensky: Putini s’i ka arritur qëllimet. Nuk e ka thyer Ukrainën
-
Zelensky për Krishtlindje uron që Putini të vdesë
-
Zelensky: Putini po përgatitet ta sulmojë edhe një shtet tjetër evropian
-
Zelensky paralajmëron sulme të reja thellë brenda Rusisë