Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Trumpi duhet të prijë kundër Putinit

Volodymyr Zelensky

Fundi i luftës duhet të jetë fitore për presidentin amerikan, Donald Trump, e jo për Vladimir Putinin, ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Deklarimi i Zelenskyt vjen pas thirrjeve të Trumpit që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë duhet të përfundojë, derisa kërcënoi me sanksione Moskën nëse paqja s'arrihet së shpejti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë mendoj se çështja e përfundimit të luftës në Ukrainë duhet të jetë një fitore për Trumpin, jo për Putinin. Putini s’është askush për të. Amerika është shumë më e fortë, Evropa është shumë më e fortë, Kina është më e fortë se Rusia. Ata janë të gjithë lojtarë”, ka deklaruar Zelensky në një intervistë për Bloomberg TV.

Ai ka shtuar se lufta e Putinit ka treguar paaftësinë e Rusisë për të pushtuar tërë Ukrainën.

“Ata (rusët) janë më të mëdhenj. Kanë më tepër armatim dhe s'i kursejnë njerëzit. Ne po mbrojmë veçanërisht Evropën, vendet e NATO-s dhe Putini do të shkojë atje. Kjo është arsyeja pse Trumpi duhet të dalë në krye. Ai është i aftë të bëjë këtë”, ka shtuar ai.

Presidenti i Ukrainës tutje është shprehur se presidenti amerikan duhet të arrijë një marrëveshje që t'ia pamundësojë Putinit vijimin e agresionit.

Zelensky ka shtuar se palët duhet të kenë një plan para se të nisin diskutimet direkte me Putinin.