Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia po vazhdon sulmet ushtarake në Ukrainë, pavarësisht shpalljes së një “armëpushimi të Pashkëve”.
“Tek po flasim, sipas raporteve të shtabit të përgjithshëm, operacionet ushtarake sulmuese ruse po vazhdojnë në disa sektorë të frontit dhe artileria ruse nuk është ndalur”, ka shkruar ai mbrëmjen e së shtunës vonë në “X”. “Prandaj, nuk duhet t’u besohet fjalëve që vijnë nga Moska”.
Ai ka përsëritur që Rusia ka refuzuar muajin e shkuar propozimin amerikan për armëpushim të përgjithshëm 30-ditor.
Zelensky ka shtuar se nëse Moska do të pranonte armëpushim pakushte, Ukraina do të propozonte zgjatjen e tij përtej 20 prillit.
Putini shpall “armëpushimin e Pashkëve”
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur të shtunën armëpushimin e Pashkëve në luftën në Ukrainë,...-
Zelensky: Rusia po mundohet të krijojë përshtypjen e armëpushimit
-
Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit gjatë Pashkëve
-
Zelensky: Ukraina e gatshme t’i ndalë sulmet nëse Rusia ndalon goditjet në sektorin energjetik
-
Zelensky paralajmëron sulme të reja thellë brenda Rusisë
-
Zelensky: Rusia po jep sinjale se nuk e dëshiron fare fundin e luftës