Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky sheh sinjale pozitive nga bisedimet me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se ka sinjale pozitive pas rundit të fundit të bisedimeve me Rusinë. Megjithatë ka thënë se vetëm rezultate konkrete nga bisedimet mund të jenë të besueshme.

Rusia njoftoi se do të tërheqë në shkallë të madhe ushtrinë nga afërsia e kryeqytetit të Ukrainës, si pjesë e rrugëdaljes drejt fundit të luftës. Kjo megjithatë ka hasur në skepticizëm nga shtetet perëndimore.

Në një video të publikuar të martën në mbrëmje, Zelensky ka thënë se “megjithatë, sinjalet pozitive nuk i kanë ndalur bombardimet ruse”.

“Vetëm rezultatet konkrete nga bisedimet do të mund të jenë të besueshme”, ka shtuar ai.

Delegacionet e dy shteteve u takuan në Stamboll. Pala ukrainase ka bërë të ditur të martën pas takimit, se është diskutuar për një sistem të garantimit të sigurisë, e cila parasheh neutralitetin ushtarak të Ukrainës. Ndërkohë neutralitetin është propozuar ta garantojnë tri shtete: Turqia, Polonia dhe Kanadaja.

Artikuj të ngjashëm