Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën para samitit të vendeve anëtare të NATO-s se objektivi i ri i aleancës për të shpenzuar rreth 5 për qind të Bruto Produktit të Brendshëm në fushën e mbrojtjes, është i ulët, ka raportuar The Guardian.
“Në këndvështrimin tim, kjo është e ngadaltë sepse ne besojmë që duke filluar nga viti 2030, Putini mund të ketë kapacitete edhe më të mëdha”, ka deklaruar presidenti ukrainas.
Ai gjithashtu ka adresuar thirrje ndaj aleatëve perëndimorë që t’u vendosin sanksione kompanive që bashkëpunojnë me autoritetet ruse për raketa.
“Komponentët për raketat e tyre janë duke ardhur nga vende të tjera, kryesisht nga Kina, Tajvani, por gjithashtu edhe Evropa, përfshirë Gjermaninë dhe Evropën Lindore”, ka vazhduar ai. “Ka lista të këtyre kompanive dhe lista të këtyre komponentëve. Ne jemi duke e monitoruar situatën”.
Mes tjerash, Zelensky ka ripërsëritur kërcënimin që Rusia mund të paraqesë për vendet anëtare të NATO-s brenda pesë vjetëve të ardhshëm.
-
NATO-ja zotohet t’i sigurojë Ukrainës sisteme të mbrojtje ajrore
-
Zelensky kërkon përparim në ndihmën e BE-së për Ukrainën
-
Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë t’i ndajnë 0.25% të GDP-së për ta shtuar prodhimin e armëve
-
Zelensky: NATO-ja është alternativa për të shmangur një tjetër luftë
-
Zelensky: Ukraina ka pak gjasa të mbijetojë pa mbështetjen e SHBA-së