Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nderuar me medalje disa ushtarë në Kiev. Zelensky ua ka dorëzuar medaljen “Hero i Ukrainës” shërbyesve ukrainas dhe familjarëve të ushtarëve të vrarë në luftë. Në fjalimin e tij, pas ndarjes së medaljeve, presidenti ka thënë se Rusia shpresonte se do ta pushtonte Ukrainën për 5 ditë, por falë heronjve të saj, Ukraina ka rezistuar deri më tani.
Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se shteti do të luftojë pushtuesit deri në ditën kur ukrainasit do të jenë të lirë. Pas shpërndarjeve të medaljeve, Zelensky të premten ka thënë se qendra bërthamore në Zaporizhzhia ende është nën kërcënimin e ushtrisë ruse. Ai ka thënë se rusët kanë rrethuar qendrën bërthamore, kanë vrarë dhjetëra civilë dhe kanë dëmtuar një bllok të kësaj qendre. Deklarata e tij është e kundërt me atë që ka deklaruar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.
Ai ka shtuar se qendra bërthamore është pjesërisht e pushtuar nga ushtria ruse dhe se specialistët ukrainas janë duke operuar në qendër. Presidenti ukrainas ka refuzuar t’ia japë Rusisë kontrollin e plotë të qendrës bërthamore dhe ka insistuar se Ukraina është përgjegjëse për sigurinë e saj.
-
Zelensky: Ukraina e gatshme t’i ndalë sulmet nëse Rusia ndalon goditjet në sektorin energjetik
-
Zelensky zotohet të vazhdojë të luftojë, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës
-
Zelensky: Rusia s’duhet të shpërblehet për luftën në Ukrainë
-
Zelensky paralajmëron sulme të reja ruse ndaj sektorit energjik
-
Rusia duhet të zgjedhë mes paqes dhe Putinit, thotë Zelensky