Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është përgjigjur pretendimeve se raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloninë lindore këtë mbrëmje.
Ai ka thënë se ka "paralajmëruar prej kohësh se veprimet ruse nuk janë të kufizuara vetëm në Ukrainë".
Zelensky vazhdoi të përsërisë mbështetjen e Ukrainës për Poloninë, e cila ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që nga shpërthimi i luftës në shkurt.
"Ky është një sulm raketor rus ndaj sigurisë kolektive! Ky është një përshkallëzim shumë domethënës. Ne duhet të veprojmë", ka thënë ai.