Botë

Zelensky i drejtohet Parlamentit Evropian: Askush nuk na thyen sepse jemi ukrainasë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është adresuar të martën Parlamentit Evropian në Bruksel.

Zelensky është paraqitur në mbledhjen e PE-së përmes një videolidhjeje të drejtpërdrejtë nga Kievi, prej nga ka thënë se Ukraina është duke i dhënë njerëzit më të mirë për shkak të dëshirës për t’u trajtuar të barabartë.

Ndërkohë, duke folur për sulmet me raketa në qytetin e dytë më të madh, Kharkiv, të martën, Zelensky ka thënë se dhjetëra njerëz kanë mbetur të vrarë.

“Askush nuk na thyen, sepse jemi ukrainas. Ky është çmimi i lirisë”, ka thënë Zelensky para deputetëve evropianë.

Ai ka akuzuar Rusinë se po targeton fëmijët ukrainasë, duke thënë se janë vrarë 16 fëmijë.