Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky e konsideron Jerusalemin “vendin e duhur” për bisedime

Izraeli është duke bërë përpjekje për të ndërmjetësuar bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë dhe në të ardhmen mund të jetë vend nikoqir i negociatave të nivelit të lartë, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Kryeministri i Izraelit, (Naftali) Bennett është duke tentuar të gjejë zgjidhje për mbajtje të bisedimeve”, ka thënë Zelensky përmes një video-adresimi. “Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, dhe herët apo vonë ne do të nisim bisedimet me Rusinë, me mundësi në Jerusalem. Ky është vendi i duhur për të gjetur paqe, nëse është e mundshme.

Komentet e Zelenskyt kanë ardhur pasi ai i është adresuar Parlamentit të Izraelit - përmes video-linkut – të dielën.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Edhe Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë Botë Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /REL