Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike të dielën me homologun e tij nga Turqia, Rexhep Tajip Erdogan, raportoi BBC-ja.
Përmes një postimi në Twitter, Zelensky e ka cilësuar këtë bisedë të rëndësishme, pasi është theksuar nevoja për evakuim të menjëhershëm të civilëve nga Mariupoli.
"Në prag të bisedimeve të tij me [presidentin rus Vladimir] Putinin, unë theksova nevojën për evakuim të menjëhershëm të civilëve nga Mariupoli, duke përfshirë Azovstalin, dhe shkëmbim të menjëhershëm të trupave të bllokuara”, ka shkruar Zelensky.
Të shtunën, presidenti ukrainas kërcënoi se do të tërhiqej nga çdo negociatë me Moskën nëse trupat ruse do të shkatërronin ukrainasit e strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal, zonë e madhe industriale në Mariupol.
Turqia ka marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, dhe Erdogan ka luajtur një rol kyç në përpjekjen për të ndërmjetësuar një armëpushim midis dy vendeve. Një nga raundet e tilla të negociatave u mbajt muajin e kaluar në Stamboll.
-
Zelensky flet për riaktivizim të procesit diplomatik për fundin e luftës në Ukrainë
-
Zelensky thotë se po i diskuton me partnerët evropianë detajet e bisedës Trump-Putin
-
Zelensky falënderon Erdoganin për kthimin në atdhe të ish-komandantëve ukrainas
-
Zelensky: Rusia duhet t’i tërheqë trupat para se të arrihet marrëveshja e paqes
-
Zelensky: Qindra të evakuuar nga Mariupoli mbërrijnë në Zaporizhzhia