Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Afrika është marrë peng nga “ata që e filluan luftën”.
Duke iu adresuar Komisionit të Unionit Afrikan nëpërmjet videolidhjes të hënën, Zelensky, ka paralajmëruar se kriza globale e ushqimit do të vazhdojë përderisa të vazhdojë lufta e Rusisë në Ukrainë.
Ai ka thënë se do të preken deri 400 milionë jetë nëpër botë që varen nga eksportet ukrainase.
“Detyra jonë kryesore aktualisht është të eliminojmë rrezikun. Po të mos ishte lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, do të ishte një situatë krejt tjetër, e sigurtë”, ka thënë Zelensky.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky: Ukraina vendos se kush e përfaqëson Evropën në bisedime me Rusinë
-
Zelensky thotë se G7-a u pajtua që Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
-
Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë
-
Zelensky thotë se Ukraina s’mund të presë që të përfundojë lufta me Iranin