Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: 100 persona janë larguar nga Azovstali

volodymyr zelensky, ukraina, rusia, lufta

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se evakuimi i civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal në qytetin jugor ukrainas Mariupol ka nisur, dhe se grupi i parë me 100 persona janë larguar nga fabrika.

Ai në një postim në Twitter ka konfirmuar se grupi pritet të arrijë në qytetin Zaporizhzhia të hënën.

“Evakuimi i civilëve nga Azovstali ka nisur. Grupi i parë me rreth 100 persona po shkon në drejtim të zonës së kontrolluar. Nesër do të takohemi me të në Zaporizhzhia. Falënderoj ekipin tonë! Tash së bashku me Kombet e Bashkuara po punojnë për evakuimin e civilëve tjerë nga fabrika”, ka shkruar Zelensky në Twitter.