Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelanda e Re hap kufijtë për të huajt për shkak të mungesës së punëtorëve

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, pritet të hapë kufijtë për të huajt për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Kufiri i vendit është mbyllur që nga marsi i vitit 2020 si pjesë e masave të marra për të mbajtur në kontroll virusin.

Por sektorët e bujqësisë, shëndetësisë dhe sektorit publik kanë raportuar mungesa të mëdha të fuqisë punëtore dhe i kanë bërë thirrje qeverisë të rihapë kufirin.

Vendimi vjen pas protestës së paralajmëruar të 1.500 mamive dhe 30.000 infermierëve gjatë këtij muaji.

Javën e kaluar, Ardern hoqi karantinën për punëtorët sezonal nga Samoa, Tonga dhe Vanuatu, të cilat nuk kanë raportuar raste aktive të COVID-19.