Kryeprokurori i Virgin Islands ka thënë se financieri Jeffrey Epstein ka abuzuar seksualisht edhe me vajza 12-vjeçare, në ishujt e tij privatë.
Epstein, vdiq në burg në gusht të 2019-s, ndërsa ishte në pritje të gjykimit për akuzat që datojnë nga viti 2005, transmeton KTV. Financieri i njohur dyshohet se ka trafikuar vajza deri në vitin 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas akuzës, vajzat janë joshur dhe rekrutuar në shtëpinë e tij në Karaibe dhe më pas u detyruan të bënin edhe marrëdhënie seksuale.
Prokuroria në Virgin Islands kërkon konfiskimin e pasurisë së tij prej 577 milionë dollarësh dhe dy ishujt e tij privatë, që vlerësohen 86 milionë dollarë.