Ka filluar në Florida procesi i rrënimit të rezidencës famëkeqe që i përkiste financierit të përfshirë në skandal seksual, Jeffrey Epstein.
Rezidenca që ishte blerë për një çmim prej 18.5 milionë dollarësh kishte fituar nam të zi, si pasojë e organizimit të ahengjeve të shfrenuara seksuale të financierit.
66-vjeçari Epstein e kishte vrarë veten në një burg federal në Manhattan gjatë gushtit të 2019-s, teksa ishte në pritje të dënimit në gjykimin për trafikim seksual.
Ai akuzohej për abuzim të grave dhe vajzave nën moshën 18-vjeçare në pronën e tij në Palm Beach të Floridas dhe në rezidencën tjetër në Manhattan, gjatë fillimit të viteve 2000.
E dashura e dikurshme e Epsteinit, Gislejn Maksuell, mbahet ende në burg për akuza të ndërlidhura me trafikim për qëllime seksuale.
Britanikja 59-vjeçare është deklaruar e pafajshme për rekrutimin e tri vajzave, njëra prej të cilave vetëm 14-vjeçare, me qëllim të abuzimit seksual nga Epsteini gjatë seancave të masazhit në pronat e tij në New York dhe Florida.

-
Gjendet i vdekur në Paris një rekrutues modelesh që kishte lidhje me Epsteinin
-
Epsteini u përpoq të blinte një pallat, kryevepër arkitekturore, në Marok pak ditë para arrestimit të tij
-
Ish-princit Andrew i bastisen pronat një ditë pas lirimit nga arresti
-
Prokuroria franceze nis hetime lidhur me Epsteinin dhe fton viktimat të flasin
-
Publikohen 3 milionë dosje të reja që lidhen me Jeffrey Epsteinit