Në përgjithësi, arinjtë polarë kanë nevojë për akullin e detit Arktik për të mbijetuar, sepse kanë nevojë për gjah. Por akulli i detit po tkurret gjatë verërave për shkak të ndryshimeve klimatike. Këta arinj polarë të largët po mbijetojnë duke përdorur akullin e ujërave të ëmbla që del nga shtresa e akullit që shkrihet në Grenlandë, diçka që grupet e tjera të arinjve polarë nuk e kanë si aftësi
Në juglindje të Grenlandës, një grup shkencëtarësh kanë zbuluar një popullsi të veçantë të arinjve polarë.
Ata nuk mund të llogarisin me saktësi se sa gjatë ka ekzistuar ky lloj i arinjve me gjenetikë krejt ndryshe nga të tjerët, por janë më të vegjël sesa arinjtë veriperëndimorë.
Shkencëtarët thonë se arinjtë duket se kanë ngecur në një oazë të akullt, e cila ua ka mundësuar mbijetesën këtyre arinjve.
Mirëpo studimi i publikuar në revistën “Science” gjatë muajit qershor, tregon se oaza e vogël nuk mund të qëndrojë gjatë për të shpëtuar speciet edhe ashtu të rrezikuara të arinjve.
Në përgjithësi, arinjtë polarë kanë nevojë për akullin e detit Arktik për të mbijetuar, sepse kanë nevojë për gjah. Por akulli i detit po tkurret gjatë verërave për shkak të ndryshimeve klimatike. Këta arinj polarë të largët po mbijetojnë duke përdorur akullin e ujërave të ëmbla që del nga shtresa e akullit që shkrihet në Grenlandë, diçka që grupet e tjera të arinjve polarë nuk e kanë si aftësi.
Ekipi gjurmoi një grup prej disa qindra arinjsh polarë në Grenlandën Juglindore që janë gjenetikisht të dallueshëm dhe gjeografikisht të ndarë nga të tjerët, diçka që nuk ishte menduar më parë nga shkencëtarët.
Beth Shapiro, shkencëtare gjenetike në Kaliforni, thotë se grupi i hulumtuesve u befasua me gjetjet sepse për shekuj nuk vëreheshin dallimet mes arinjve polarë.
Ajo thotë se arinjtë polarë janë kanë dallim të madh gjenetik, por kanë vërejtur se ka disa ndryshime gjenetike të cilat i bëjnë arinjtë e Grenlandës të jenë lloj i veçantë nga të tjerët.
Ndryshe nga arinjtë e tjerë, ata të Grenlandës dinë se si të mbijetojnë.
Shkencëtarët nuk janë fort të bindur nëse lloji do të shumohet sepse jetojnë në grupe të vogla dhe kanë më pak këlysh sesa popullsitë e tjera polare.
Mirëpo shkencëtarët kanë vërejtur se këta arinj riprodhohen ani pse kanë vetëm 100 ditë me akull të detit për të gjuajtur fokat.
Nëpër vendet e tjera të akullta të botës, arinjve polarë u duhen së paku 180 ditë me akull të detit për ta përdorur si bazë të gjahut.
Kur nuk ka akull, arinjtë shpesh nuk ushqehen me muaj të tërë.
Me copat e akujve të ndara shkaku i krizës klimatike, arinjtë polarë të Grenlandës po i përdorin si territor të ri për gjah, thuhet në studim.
Përkundër adaptimit në kushte ekstreme, shkencëtarët janë të bindur se këto ndryshime nuk e fshehin faktin se arinjtë polarë kanë nisur të zhduken në Arktik.