Londër, 27 shkurt – Maqedonia ka dhënë katër propozime për zgjidhjen kontestit me Greqin rreth emrit, ka thënë kryeministri i vendit fqinj ynë, Zoran Zaev.
“Propozoimet janë Republika Veriore e Maqedonisë, Republika e Epërme e Maqedonisë, Republika e Maqedonisë së Vardarit dhe Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, i ka thënë Zaev Reutersit pas Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër, transmeton Koha.net.
Raportohet se ai është përgjigjur me po kur është pyetur nëse Greqia do të jetë e kënaqur me njërin nga këto opsione.
Por, përveç emrit të shtetit, problem do të jetë edhe emri i identitetit kombëtar si dhe i gjuhës që përdoret prej tij. Për këto Maqedonia ka thënë se nuk do të negociojë.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria e Maqedonisë përgënjeshtron Reutersin për emrat e propozuar nga Zaevi
-
Referendumi do ta konfirmojë emrin e ri të Maqedonisë, këto janë propozimet
-
Parlamenti i Maqedonisë nis sot debatin për ndryshimin e emrit
-
Parlamenti i Maqedonisë pritet të debatojë sot për çështjen e emrit
-
Zaev: Maqedonasit duhet të pranojnë emrin e ri ose të përballen me “izolim”