Mediat maqedonase raportuan të premten se janë pesë propozime për emrin e ri të Maqedonisë që mbesin opsion edhe pas takimit të fundit në New York të përfaqësuesve të Athinës dhe Shkupit, në bisedimet që po zhvillohen nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz.
Portali në gjuhën shqipe “Tema” ka bërë të ditur se në opsion janë emrat “Republika Maqedonia e re”, “Republika e Maqedonisë veriore”, “Republika e Maqedonisë së Epërme”, “Republika e Maqedonisë së Vardarit”, si dhe “Republika e Maqedonisë (Shkupi)”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka shprehur besimin të premten se mospajtimi disavjeçar me Greqinë rreth emrit të Maqedonisë do të marrë fund “në mënyrë dinjitoze dhe të kënaqshme për të dyja palët” – Athinën dhe Shkupin, raporton Al-Jazeera, përcjell sot Koha Ditore.
“Po e shoh se po zhvillohet një proces transparent, ne kërkojmë konsensus kombëtar dhe kur të gjendjet zgjidhja, atë do ta konfirmojmë me referendum”, ka thënë shefi i qeverisë maqedonase.
Ai ka shtuar se çështja e emrit është kusht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe se shpreson që qysh sivjet ky shtet ballkanik do të mund ta merrte thirrjen për t’u bërë anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber, ka qëndruar të enjten për vizitë në Maqedoni, ka porositur autoritetet në Shkup se në selinë e NATO-s ka vend për flamujt e shteteve të reja anëtare, duke shtuar se dëshiron që Maqedonia t’ia dalë ta ketë flamurin e vet përpara selisë së Aleancës. (Më shumë detaje mund të gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)