Reutersi sot publikoi se kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se Maqedonia ka ofruar katër mundësi për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar me Greqinë rreth emrit, ndërsa Qeveria e përgënjeshtron këtë informacion.
Propozimet, të cilat sipas Reutersit i ka theksuar Zaevi janë Republika Veriore e Maqedonisë, Republika e Epërme e Maqedonisë, Republika e Vardarit të Maqedonisë dhe Republika e Maqedonisë (Shkupi).
Qeveria tregon për interpretim të gabuar në hyrjen e lajmit të Agjencisë për intervistën me kryeministrin Zaev, në të cilën theksohet se “Maqedonia ka propozuar katër mundësi për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar me Greqinë për emrin”.
“Opinioni në Maqedoni dhe në botë e din se këto janë propozime të ndërmjetësuesit Matthew Nimetz, i cili në emër të KB-së ndërmjetëson në negociatat mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”, theksohet në përgënjeshtrimin e Qeverisë.
Shtohet se këto propozime ekzistojnë, siç ka deklaruar kryeministri Zaev, por këto nuk janë propozuar nga ana e Republikës së Maqedonisë.
Zaev, siç publikoi Reutersi, ka theksuar se mbetet çështja nëse ekziston nevojë reale Maqedonia ta ndryshojë Kushtetutën, diçka që Greqia insiston periudhën e fundit, por Qeveria e sqaron edhe këtë pjesë nga transmetimi.
Edhe
Zaev zbulon katër propozimet për emrin e ri të Maqedonisë
Lidhur me pjesët nga intervista e kryeministrit Zaev për Agjencinë Reuters e marrë nga ana e disa mediave të Maqedonisë dhe në të cilat transmetohet se “Republika e Maqedonisë është e gatshme të bëhen ndryshime të vogla me ermin në Kushtetutë”, kabineti i Zaevit kategorikisht pohon se kryeministri nuk ka shfaqur qëndrim të tillë në intervistë.
“Në vend të kësaj Zaevi në pyetjen e gazetarit të Reutersit përgjigjet se RM-ja është e gatshme të bëjë ndryshim lidhur me emrin, por nuk mund të shkohet larg sepse kjo është shumë çështje e vështirë”, theksoi Qeveria.
Në vazhdim të negociatave në këtë temë kryeministri Zaev ka shtuar “mbetet çështje e hapur nëse ekziston nevojë e vërtetë për ndryshimin e Kushtetutës, diçka që Greqia e kërkon muajt e fundit”.
-
Zaev bisedoi në telefon me Tsiprasin për çështjen e emrit, optimist se zgjidhja është afër
-
Kathimerini: Në tavolinë “Maqedonia e Veriut”
-
Referendumi, fjala e fundit për çështjen e emrit të Maqedonisë
-
Zaev: “Republika e Maqedonisë së Ilindenit” është opsioni zyrtar me të cilin po negociohet me Greqinë