“Republika Maqedonisë së Ilindenit” është zyrtarisht kompromisi dhe opsioni për të cilin po diskutojnë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryeministri grek Alexis Tsipras, për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.
Kështu deklaroi kryeministri maqedonas Zaev pas takimit në të cilin i informoi liderët politikë në lidhje me negociatat të cilat po zhvillohen me Greqinë.
Ai kërkoi mbështetje nga të gjitha partitë dhe qytetarët pasi, siç tha, është hap shumë u madh i cili mund të mbyll çështje 25 vjeçare, raporton TV21 në Maqedoni.
Nga ana tjetër, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se për partinë e tij është i pa pranueshëm ndërrimi i emrit kushtetues së Maqedonisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Parlamenti i Maqedonisë nis sot debatin për ndryshimin e emrit
-
Parlamenti i Maqedonisë pritet të debatojë sot për çështjen e emrit
-
Zaev: Maqedonasit duhet të pranojnë emrin e ri ose të përballen me “izolim”
-
Krejt çka ndodhi rreth marrëveshjes për emrin e Maqedonisë
-
Zaev: Besoj fuqimisht te marrëveshja për emrin