Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, tha se qytetarët duhet të pajtohen të pranojnë emrin e ri të shtetit ose do të përballen me jostabilitet dhe izolim.
Në një intervistë për agjencinë AFP, Zaev kërkoi nga maqedonasit të votojnë pozitivisht në referendumin që do të vendos riemërimin e vendit me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReferendumi do të mbahet me 30 shtator si rezultat i marrëveshjes së arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë, për t’i dhënë fund çështjes së emrit pas shumë dekadave.
Çështja e emrit mes Shkupit dhe Athinës daton që nga viti 1991, kur Maqedonia u nda nga Jugosllavia dhe deklaroi pavarësinë nën emrin Republika e Maqedonisë.
Greqia nuk është pajtuar me emrin Maqedonia, për shkak që sipas tyre, përfshin territorin e veriut të Greqisë me emrin e njëjtë.
Për shkak të kundërshtimeve greke, Maqedonia është pranuar në Kombet e Bashkuara me një emër të përkohshëm Republika e ish-Jugosllavisë, Maqedonia.
Greqia, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian kishte deklaruar se mund të ketë veto në rast të planit për anëtarësim të Maqedonisë në këto dy organizata.