Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka treguar se lajmin për aksidentin tragjik në Bullgari e mori nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe kryeministri bullgar Stefan Janev.
Zaev duke folur për agjencinë e lajmeve “BNT” ka treguar se është nisur menjëherë për në Bullgari dhe se atje janë edhe ekipe nga Maqedonia e Veriut.
Në aksidentimin e një autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut që po udhëtonte nga Turqia humbën jetën së paku 46 persona, prej tyre 12 fëmijë.
Artikuj të ngjashëm
-
Politikanët në Kosovë shprehin ngushëllime për viktimat e aksidentit në Bullgari
-
Reagon Edi Rama pas aksidentit në Bullgari
-
Gjithçka që dihet deri tash rreth aksidentit në Bullgari
-
Xhaçka: Viktimat në aksidentin në Bullgari janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
-
Gjykata bullgare merr vendim mbi aksidentin ku vdiqën 45 persona nga Maqedonia e Veriut