Ai tashmë ka grumbulluar dhe centralizuar pushtetin gjatë 10 vjetëve të fundit në mënyra që dallon shumë nga paraardhësit e tij të mëhershëm, Hu Jintao dhe Jiang Zemin, dhe madje rivalizojnë dy liderët e tjerë dominues të Partisë Komuniste - Mao Ce Dun, i cili udhëhoqi vendin deri në vdekjen e tij në vitin 1976 dhe Deng Xiaoping, i cili në vitin 1978 e ngriti Kinën nga varfëria
Kur Xi Jinping erdhi në pushtet në 2012, nuk ishte e qartë se çfarë lloj lideri do të ishte ai. Roli i tij i ulët gjatë ngritjes të vazhdueshme në radhët e Partisë Komuniste në pushtet për një kohë të gjatë nuk dha asnjë aluzion se do të evoluonte në një nga udhëheqësit më dominues të Kinës moderne, ose se ai do ta vinte vendin në rritje ekonomikisht dhe ushtarakisht në një kurs përplasjeje me rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja.
Xi është i sigurt se do t’i jepet mandati i tretë pesëvjeçar si lider i partisë në fund të një kongresi të madh partie që hapet të dielën – ndërprerje me një kufi jozyrtar prej dy mandatesh që kishin ndjekur liderët e tjerë të fundit. Ajo që nuk është e qartë është se për sa kohë do të qëndrojë në pushtet dhe çfarë do të thotë kjo për Kinën dhe botën.
“Kryesisht e shoh Xi-n në kongresin e 20-të. Mbetet të shihet se sa i fuqishëm do të dalë ai prej saj”, është shprehur Steve Tsang, drejtor i Institutit të Kinës në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane të Universitetit të Londrës.
Ai tashmë ka grumbulluar dhe centralizuar pushtetin gjatë 10 vjetëve të fundit në mënyra që dallon shumë nga paraardhësit e tij të mëhershëm, Hu Jintao dhe Jiang Zemin, dhe madje rivalizojnë dy liderët e tjerë dominues të Partisë Komuniste - Mao Ce Dun, i cili udhëhoqi vendin deri në vdekjen e tij në vitin 1976 dhe Deng Xiaoping, i cili në vitin 1978 e ngriti Kinën nga varfëria, duke e bërë ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Një nga politikat e nënshkrimit të Xi-t ka qenë fushata kundër korrupsionit që ka qenë e popullarizuar në publik dhe e ka mundësuar atë t’i anashkalojë rivalët e mundshëm. Një ish-ministër i Drejtësisë dhe një ish-zëvendësministër i Sigurisë Publike morën dënime të pezulluara me vdekje muajin e kaluar.
Vazhdimi i fushatës kundër korrupsionit, është shprehur Tsang, tregon se “kushdo që qëndron në rrugën e tij, do të shtypet”.
E kaluara e presidentit
Xi, 69 vjeç, kishte origjinën e duhur për t’u ngjitur në majë. Ai gëzoi një rini të hershme të privilegjuar në Pekin si djali i Xi Zhongxun, ish-zëvendëskryeministër dhe komandant gueril në luftën civile që i solli komunistët e Maos në pushtet në vitin 1949.
Megjithëkëtë, familja e tij ka rënë në kundërshtim me tekanjozllëkun e sundimit të Mao-s gjatë anarkisë së Revolucionit Kulturor 1966-76, i cili dëboi intelektualët në fshat, të cilët iu nënshtruan shumë poshtërimeve publike dhe rrahjeve brutale në emër të luftës së klasave.
Babai i tij u burgos dhe Xi, në moshën 15-vjeçare, u dërgua të jetonte në një fshat të varfër në provincën Shaanxi në vitin 1969, si pjesë e fushatës së Mao-s për t’i mësuar të rinjtë urbanë të arsimuar nga fshatarët. Ai jetoi si fshatarët në një kasolle të gdhendur në shkëmbinjtë e zonës.
Përvoja thuhet se e ka ashpërsuar Xi-n dhe i ka dhënë atij kuptim të betejave të popullsisë rurale. Ka qëndruar në fshat për gjashtë vjet, derisa mori bursë në Universitetin prestigjioz Tsinghua në Pekin.
“Thikat janë mprehur në gur. Njerëzit mësohen gjatë vështirësive”, ka thënë Xi për një revistë kineze në vitin 2001. “Sa herë që më vonë hasja telashe, mendoja se sa e vështirë kishte qenë t’i bëja gjërat në atë kohë dhe asgjë nuk do të dukej e vështirë.
Puna në parti
Pas universitetit, Xi e ka filluar ngjitjen e tij në gradat burokratike me qëndrim trevjeçar në Ministrinë e Mbrojtjes. Më pas ai u emërua shef partie i një qarku në jug të Pekinit përpara se të kalonte 17 vjet në provincën Fujian, duke filluar si nënkryetar i bashkisë së qytetit të Xiamen në vitin 1985 dhe duke u ngritur përmes një sërë postesh në guvernator të provincës në vitin 2000.
Një martesë e parë përfundoi pas tre vjetësh dhe në vitin 1987 ai u martua me gruan e tij aktuale, Peng Liyuan, këngëtare e njohur. Ata kanë një vajzë, Xi Mingze, e cila ka studiuar në Universitetin e Harvardit dhe nuk ka asnjë rol publik në politikën kineze.
Alfred Wu, i cili e ka mbuluar Xi-n për mediat shtetërore kineze në Fujian, e kujton atë si të qetë dhe të profilit të ulët, duke thënë se ai nuk ishte aq i sigurt sa është bërë si udhëheqës kombëtar.
“Në ditët e sotme, Xi Jinping është krejtësisht i ndryshëm nga Xi Jinping si guvernator”, ka theksuar Wu, tani profesor i asociuar i politikave publike në Universitetin Kombëtar të Singaporit.
Xi u zhvendos në provincën fqinje Zhejiang në vitin 2002, ku ai ishte lider i partisë për më shumë se katër vjet, pozicioni më i lartë që tejkalonte guvernatorin. Më pas ai u emërua shkurtimisht sekretar partie në Shangai në vitin 2007, pasi paraardhësi i tij u bë pjesë e një skandali për korrupsion.
Gjatë kohës së tij në Fujian, Zhejiang dhe Shanghai, Xi u pa kryesisht si pragmatist që nuk krijoi propozime të guximshme, por në përgjithësi mbështeti reformat ekonomike që Deng i kishte nisur dhe përfituar në zona të veçanta bregdetare si ato tri juridiksione.
Ai ka folur gjithashtu kundër korrupsionit si guvernator në Fujian pas një skandali të madh kontrabande, mbase aluzion i goditjes kombëtare që erdhi pas ngjitjes së tij në krye.
Xi u fut në udhëheqjen kombëtare në vitin 2007. Kjo ishte kur ai u bashkua me Komitetin e Përhershëm të gjithëfuqishëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste, një prelud për t’u emëruar në pozicionin e lartë në kongresin e ardhshëm në 2012.
Xi ka marrë kontrollin e çështjeve ekonomike dhe ushtarake dhe ka përfshirë emrin e tij në Kushtetutën e partisë së bashku me Mao-n, duke shtuar një referencë për ideologjinë e tij - Mendimin Xi Jinping.
Ideologjia është e paqartë, mirëpo thekson ringjalljen e misionit të partisë si lider politik, ekonomik, social dhe kulturor i Kinës dhe rolin e saj qendror në arritjen e qëllimit të “përtëritjes kombëtare”, rivendosjen e vendit në një pozicion të rëndësishëm në botë.
Qeveria e tij ka rritur rolin e industrisë shtetërore, ndërkohë që ka nisur goditjet kundër monopolit dhe të sigurisë së të dhënave ndaj firmave të sektorit privat të lartë, duke përfshirë gjigantin e tregtisë elektronike Alibaba Group dhe Tencent Holding, pronarin e shërbimit popullor të mesazheve WeChat.
Përktheu: Blerta Haxhiu