Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Wagneri” krah rebelit afrikan, si po “pushtohet” Afrika nga ndikimi rus

Mercenarët privatë ushtarakë që po mbështetën dhe po udhëhiqen nga Rusia në Ukrainë, po përdoren edhe për veprimtari të dyshimta biznesi dhe në diplomacinë jozyrtare rus në tërë kontinentin afrikan.

Kështu e nisi raportimin mediumi gjerman “Deutsche Welle”, duke thënë se prania e tyre në Afrikë në fillim ishte thashetheme, e tash është shndërruar në sekret publik.

Mijëra mercenarë të “Wagnerit” janë aktivizuar në një numër vendesh afrikane.

Në Republikën e Afrikës Qendrore rreth 1.800 të ashtuquajtur “instruktorë rusë” po i mbështesin trupat qeveritare në luftën civile që po zhvillohet. Në Libi, deri në 1.200 mercenarë po luftojnë krah udhëheqësit rebel Khalifa Hifter. Në Mali, sipas DW, qindra mercenarë janë aktivë me veprimtari të dyshimtë, ndërsa të njëjtit po akuzohen për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Por, prania e “Wagnerit” në Afrikë, sipas ekspertëve që folën me mediumin gjerman, është ende më e madhe dhe po vazhdon të shtrihet.

Edhe “Wagner 2.0”, si po funksionon grupi famëkeq mercenar rus në Afrikë Botë “Wagner 2.0”, si po funksionon grupi famëkeq mercenar rus në Afrikë

“Vetë ‘Wagneri’ është zhvilluar me kalimin e kohës si një organizatë, e shndërruar në një kontraktues ushtarak me shumëllojshmëri aleancash dhe marrëdhëniesh biznesi, në një rrjet kompanish. Disa prej tyre prezantojnë kompani në të gjitha vendet ku operojnë në Afrikë”, deklaroi Julian Rademeyer, analist i sigurisë, pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Sipas tij, rusët e “Wagnerit” po operojnë me aktivitete të paligjshme dhe shkatërruese në popullsinë e varfër afrikane.

Rademeyer u shpreh se “Wagneri” është aktori më ndikues që vepron aktualisht në Afrikë.

Sipas DW, Rusia po kërkon të shtrijë ndikimin në Afrikë nëpërmjet këtij grupi, në mënyrë që të ketë më pas forca popullore e politike në dorë.

“Moska ka mundësi t’i fitojë 15 ‘abstenime’ nga vendet afrikane në rezolutën e fundit të Kombeve të Bashkuara që synon dënimin e agresionit në Ukrainë. Për këtë rezolutë, dy shtetet afrikane, Eritrea dhe Mali qëndruan krahë Rusisë, duke kundërshtuar rezolutën.

Edhe “Mercenarët e Putinit”, mjet shantazhi në Afrikë Botë “Mercenarët e Putinit”, mjet shantazhi në Afrikë

Hulumtuesi i DW-s që nuk iu bë i ditur identiteti për shkak të sigurisë, tha se Kremlini po e përdor “Wagnerin” si instrument të diplomacisë afrikane”.

“Kompanitë private ushtarake janë të ndaluara në Rusia, po në një farë mase lejohen të operojnë jashtë saj”, u shpreh ai, nën nofkën “Gabriel”.