Rreth 4 milion njerëz kanë lënë vendin e tyre prej kur ka nisur lufta në Ukrainë. Kjo ka bërë që shumë vullnetar nga e tërë bota të shkojnë në Medyka të Polonisë për t’u dalë në ndihmë refugjatëve në mënyra të ndryshme.
Kalimi në Poloni kthen shpresën për shumë ukrainas që nga shteti i tyre largohen për shkak të sulmeve të pushtetit të presidentit rus, Vladimir Putin.
Anthony Grant është një ndër vullnetarët e shumtë që ka mbërritur në pikën kufitare në fshatin Medyka, që ndan Poloninë me Ukrainën, për t’u dalë në ndihmë refugjatëve.
Grant është shef i kuzhinës dhe tregon se ata po punojnë 24 orë për t’i ushqyer refugjatët që vijnë nga Ukraina.
“Unë jam nga Irlanda, me profesion jam shef i kuzhinës. Kam ardhur këtu në kufirin Poloni-Ukrainë për të ndihmuar qytetarët e Ukrainës e t’u ofrojmë atyre gjithçka nga ushqimet që ata kanë nevojë”, ka thënë Grant.
tregon se te tenda ku ai është vendosur punojnë 15 vullnetarë dhe përgatisin mëngjesin, pica, pasta e supë.
“Këtu jemi të ndarë dhe secili e kryen punën e vet. Jemi këtu për të gjithë ata që kanë nevojë për ushqime ose janë të uritur, ne jemi këtu në 24 orë në ditë”, ka thënë ai.
Njësoj sikurse Grant edhe Losha që ka lindur në Kiev e është rritur në Missouri të SHBA-së ka ardhur në kufi për të ndihmuar refugjatët.
Edhe
Medyka – fshati i vogël që u bë qendër e shpresës globale
tregon se së bashku me babanë e tij kanë ardhur për t’u ndihmuar bashkëvendësve të tij që po ikin nga lufta.
“Kam ardhur këtu me babain tim si vullnetar nga World Central Kitchen, një organizatë e madhe. Arsyeja pse unë jam këtu është të ndihmoj njerëzit sa më shumë duke u ofruar ushqim dhe pije të nxehta apo çkado tjetër që ata kanë nevojë”, ka thënë vullnetari.
Sipas OKB-së, prejse ka filluar lufta në Ukrainë vendin e kanë lëshuar rreth 4 milion refugjatë.